Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori me anë të një video-mesazhi rikujtoi se forca e drejtuar prej tij ka dorëzuar 21 mijë firma në Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e ligjit të minimumit jetik.

Po ashtu Qori theksoi se bashkë me firmat e mbledhura është dorëzuar dhe një propozim konkret për projektligjin që do të mundësonte mitatimin e këtij ligji jetik për çdo shoqëri normale.

Ai shtoi se mosmiratimi i ligjit përligjet me pseudoargumentin se Shqipëria nuk ka burime financiare për një ligj të tillë, mirëpo aferat e mëdha korruptive dhe rritja e pagave për zyrtarët e lartë, sipas Qorit janë dëshmia se kjo alibi është spekulative.

Qori nënvizoi po ashtu se shtresat në nevojë do të vijojnë të vuajnë më së shumti pasojat e keqqeverisjes për sa kohë që Shqipëria nuk ka një ligj për minimumin jetik.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *