Kryetari i “Lëvizja Bashkë’, Arlind Qori u shpreh me anë të një statusi në fejsbuk se partia e tij vazhdon të çensurohet duke mos marrë minutazhin e duhur televiziv nga mediat kryesore në vend.

Qori u shpreh se lëvizja që ai drejton nuk bën kompromis me të vërtetën dhe të drejtën, për t’u bërë fresk pronarëve të mediave dhe oligarkëve në vend.

”Lëvizja BASHKË nuk e ka privilegjin të jetë parti televizionesh. Në rastin më të mirë, prania jonë televizive do të jetë me pikatore sepse ne nuk bëjmë kompromis me të vërtetën dhe të drejtën. Ne nuk qajmë për pishinën e Irfanit, nuk i lutemi Sandrit, as i bëjmë fresk Vjollcës. Oligarkët që mbajnë me reklama televizionet na kanë halë në sy. Pushteti politik po ashtu. 

Të vetëdijshëm për këtë handikap, ne kemi zgjedhur rrugën e organizimit në rrugë, e takimeve intensive me qytetarët, e nxitjes së organizimit në punë e në shkollë, e hartimit të një programi qeverisës kompleks. Rrugë e vështirë, por e vetmja që të nxjerr në krye. E vetmja që e përfton fuqinë nga poshtë dhe nxit solidaritetin. E vetmja që ditën e fitores nuk njeh borxh ndaj askujt përveçse ndaj popullit.” – shkruan Qori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *