Kreu i “Lëvizjes Bashkë” u shpreh me anë të një video-mesazhi se 1 Maji duhet të ishte ditë pushimi dhe proteste për punëtorët, por ata po shfrytëzohen edhe sot në punë.

Arlind Qori ishte në zonën e Malit të Ropit, prej nga publikoi pamje të punëtorëve në ndërtim, të cilët punojnë edhe ditën e sotme.

Qori nënvizoi se partia e tij ka një program konkret për të drejtat e punëtorëve të nëpërkëmbur nga oligarkët dhe të korruptuarit e veshur me pushtet politik.

Qori shtoi se Edi Rama i përçmon punëtorët, madje edhe i tall ata duke i etiketuar si dembelët shqiptarë, dhe ky realitet duhet të marrë fund më 11 maj.

By Editor