Drejtuesi i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori i cilësoi Edi Ramën dhe Sali Berishën si shërbëtorë të interesave oligarkike dhe minues të demokracisë dhe shpresës në Shqipëri. Qori thekson në një status në fejsbuk se kjo dyshe ka interesa të përhershme të përfshihet në marrëveshje të fshehta pasi prej dekadash ka punuar dhe punon kundër të mirës publike.

“Ujdia e vërtetë e Edi Ramës dhe Sali Berishës nuk janë komisionet hetimore parlamentare apo pseudoreforma zgjedhore. Edi Rama dhe Sali Berisha janë prestanome të oligarkëve që shtojnë miliardat në kurriz të punës sonë, shëndetit tonë, ardhmërisë sonë.

Njëri jep me firmë dhe tjetri vulos me heshtje kullat e Tiranës (e fundit ajo që zaptoi parkun pas Teatrit të Operës dhe Baletit), dhurimin e porteve të Vlorës e të Durrësit, zaptimin e plazheve të jugut e të veriut, monopolin e naftës dhe oligopolin e artikujve ushqimorë. 

Në Shqipërinë e sotme nuk mund të jesh kryeministër, por vetëm maxhordom, nëse nuk ua vë kufirin te thana oligarkëve.

Në Shqipërinë e sotme nuk mund të bësh opozitë duke marrë pjatën e dytë në gostinë e oligarkëve.

Në Shqipërinë e sotme nuk mund të jesh parti politike nëse i përvidhesh kundërvënies ndaj oligarkisë ekonomike.

Në Shqipërinë e sotme thënia e të vërtetës me zë të lartë, pa kursyer asgjë dhe askënd, pa marrë parasysh kostot politike dhe telashet personale, është detyrë . “ – shkruan Qori.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *