Kreu i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori shkroi në fejsbuk se kryeministri i vendit, Edi Rama duhet të përkrahë veprimet ligjore të qeverisë së Kosovës në veriun e trazuar të vendit.
Qori thekson se ky qëndrim është detyrim për shtetin shqiptar.
Qori i ka konsideruar të drejta dhe ligjore veprimet e qeverisë së Kosovës në veriun e vendit.
“Detyra e kryeministrit të Shqipërisë është të jetë në krah të institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës.” – shkroi Qori.