Rodrigo Bentankur i frikësoi të gjithë kur ra pa ndjenja në fushën e lojës gjatë përballjes së Kupës mes Totenhemit dhe Liverpulit.
Mesfushori uruguajan qëndroi për disa minuta pa vetëdije, ndërsa u dërgua me urgjencë në spital.
Klubi londinez njoftoi se gjendja e Bentankur paraqitet më e mirë dhe se ai ka rifituar aftësinë për të folur dhe për të njohur njerëzit rreth tij.
Në njoftimin e klubit, theksohet se Bentankur po vijon kontrollet spitalore, ndërsa nuk jepet asnjë afat për rikthimin e tij në fushë.