Kjo deklaratë e këshilltarit politik të zv.kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi vjen vetëm pak ditë pasi Serbia shpalli nismën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. 

Mustafi theksoi se kjo nismë është luftënxitëse dhe se shqiptarët e diskriminuar sistematikisht në Serbi nuk do të jenë instrumente të këtij mekanizmi.

“Është problematik dhe i papranueshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke patur parasysh historinë e kësaj ushtrie, kjo ushtri ka nxitur luftërat në ish-jugosllavi. Kjo ka ngritë tensione te qytetarët se si do të aplikohet. Ajo që është e ndishme për neve është se si Serbia aplikon ligje selektive si është ligji mbi vendbanimin për adresat që pasivizohen shqiptarët. Mendojmë që mund të përdoret e njëjta iniciativë për të shkaktuar probleme në Luginë.”- tha ai. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *