Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpalli anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive shqiptare në Gjakovë me argumentin se mbledhja duhej zhvilluar në nivel më të ngushtë dhe jo me pjesëmarrje të plotë kabinetesh qeveritare.

Në konferencën për shtyp, Rama u shpreh se kishte biseduar me përfaqësuesin e BE-së, Jozef Borrela, ndërsa më pas i kërkoi Albin Kurtit një takim tresh në nivel kryeministrash, ministrash të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, kërkësa e cila sipas Ramës u refuzua nga Kurti.

“Pasi kam folur pasdite me Josep Borrell, i kam kërkuar Albinit të takohemi nesër në Gjakovë në një format më të ngushtë, përkatësisht me minitstrat e Jashtëm dhe ata të Mbrojtjes për të dsikutuar lidhur me këtë situatë që po e çan në mënyrë dramatike Kosovën me bashkësinë dramatike.” –  tha Rama i cili shtoi.

“Për fat të keq mund të them se nuk kemi pasur dakordësi me Kurtin për një ndryshim të formatit. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet normalisht dhe pastaj veç të diskutojmë edhe për këtë, por kjo nuk është e mundur, sepse nuk është një moment për të krijuar një pasqyrë të rreme të asaj që në fakt ndodh në realitetin e Kosovës sot.”

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *