Një shkrim i të përditshmes malazeze “Pobjeda” ka denoncuar një skandal të cilin e konsideron si ndërkombëtar. 

Në artikull thuhet se anije ruse të mbushura me pleh kimik u ankoruan në portin e Durrësit. Malli u kalua nga anijet në kamionë me destinacion tranzit  Malin e Zi për të përfunduar në Serbi.

Artikulli i të përditshmes malazeze e vijon publikimin e saj duke theksuar se në Serbi kamionët u ngarkuan me drithë dhe prej andej malli përshkroi sërish të njëjtin itinerar duke u rinisur sërish drejt Rusisë nga porti i Durrësit.

Media në fjalë ka publikuar dhe një fature ku jepen detaje për hyrje –daljet e këtyre mallrave. “Pobjeda” thekson ndër të tjera se ishin partnerët ndërkombëtare ata që zbluan këtë skandal duke kërkuar menjëherë largimin e anijeve ruse nga brigjet e Durrësit.

Sipas të përditshmes malazeze, ky rast përbën shkelje të hapur të embargos që të dy shtetet si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë vendosur ndaj Rusisë në kuadrin e sanksioneve të kërkuara nga SHBA–të dhe BE-ja. Përgjegjësia në rastin konkret bie direkt mbi kryeministrat e të dy shteteve respektive, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *