Kryeministri i vendit, Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se ndotësit e ambientit që hedhin mbeturina rrugëve do të përballen me pasoja ligjore.
Sipas tij, vitin e ardhshëm do të hyjë në fuqi një pakete e re ligjore që parashikon ndëshkime të ashpra ndaj ndotësve të ambientit, që sipas Ramës po e dëmtojnë imazhin e Shqipërisë turistike.
“Dhe në këtë kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare, NE S’DO TË LEJOJMË QË SJELLJA E EGËR E NJË PAKICE INDIVIDËSH TË PACIPË, TË DËMTOJË SHQIPËRINË E RILINDUR TURISTIKE! NJË PAKETË E RE NDËSHKIMESH DRASTIKE LIGJORE PËR HEDHËSIT E PLEHRAVE RRUGËVE, DO TË HYJË NË FUQI MAKSIMUMI FILLIMVITIN E ARDHSHËM.”- shkruan Rama.