Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç priti në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Beograd.

Pas takimit me dyer të mbyllura, Vuçiç dhe Rama dolën në konferencë për shtyp prej nga presidenti serb tha se nisma e Ballkanit të Hapur do të vijonte, ndërsa kryeministri Rama e ka deklaruar atë si të mbyllur.

Vuçiç dhe Rama deklaruan se do të shmangin qëndrimet publike rreth zhvillimeve në veri të Kosovës për të shmangur rritjen e mëtejshme të tensioneve.

Vuçiç u shpreh se Rama është çdoherë i mirëseardhur në Serbi, ndërsa theksoi se është i gatshëm të takohet dhe me Albin Kurtin. Vuçiç ripërsëriti se kërkesa e Serbisë është formimi i menjëhershëm i Asosacionit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *