Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria ka në plan të përjashtojë gazetarët nga ligji për shpifjen, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së lirisë së fjalës.
“Ne kemi marrë angazhim që të dekriminalizojmë shpifjen për gazetarët. Aktualisht nuk ka gazetarë që janë penalizuar me padi për shpifje, por ky është një hap shtesë drejt mbrojtjes së lirisë së shprehjes,” tha Rama.
Rama theksoi gjithashtu se nuk bëhet fjalë vetëm për shprehjen e vullnetit, por për një veprim konkret ligjor që do të garantojë të drejtën e gazetarëve për të raportuar pa frikë.

