Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shkroi në Tuiter se sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë është i papranueshëm dhe se autorët duhet të përgjigjen ligjërisht. Rama vijon të qëndrojë në pozitën e neutralitetit duke e konsideruar si të panevojshëm sipas tij konfliktin në veri të Kosovës. Rama shton se vazhdimi i përplasjeve po e dëmton Kosovën.
“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!” – shkruan Rama.