Kryeministri Edi Rama foli në Rete 4 lidhur me marrëveshjen me Italinë për ngritjen e kampeve për refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër.
Rama zbuloi se krahas meshkujve mbi 16 vjeç, në këto kampe do të strehohen dhe fëmijë bashkë me gratë shtatzëna.
Kreu i qeverisë ripërsëriti se kjo marrëveshje është një ndihmë që Shqipëria i jep Italisë në një moment të vështirë, pasi sipas tij shteti fqinj i ka ndihmuar në vijimësi shqiptarët.
Kjo marrëveshje që parashikon ardhjen e 36 mijë refugjatëve në vit ka ngjallur reagime të forta dhe protestën e parë nga banorët e Lezhës të cilët dolën në shesh duke deklaruar se nuk do të lejojnë që siguria e tyre të vihet në rrezik nga kjo marrëveshje.