Qeveria shqiptare ka pësuar ndryshimet më të mëdha të viteve të fundit. Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar Socialist të mbajtur sot, njoftoi rishikimin e gjerë të kabinetit me shtatë lëvizje kyçe.

Figura më e spikatur e larguar është Belinda Balluku, e cila humbi njëherësh postin e Zëvendëskryeministres dhe atë të Ministres së Infrastrukturës. Po ashtu, nga skena qeveritare u largua edhe Erion Spiropali.

Në vendin e Ballukut si Zëvendëskryeministre vjen Albana Koçiu, ndërsa Ministrinë e Infrastrukturës e merr në dorë Enea Karakaçi. Besfort Lamallari emërohet në krye të Ministrisë së Brendshme, kurse Ferit Hoxha do të udhëheqë diplomacinë shqiptare si Ministër i Jashtëm. Erjona Ismaili merr përgjegjësinë e Marrëdhënieve me Parlamentin, Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa Ermal Nufi është zgjedhja e re për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ristrukturimi pritet të gjenerojë reagime të forta në skenën politike shqiptare.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *