Edi Rama mblodhi sot Kryesinë e Partisë Socialiste dhe drejtuesit politikë të qarqeve, ku u diskutua axhenda për zgjedhjet e 11 majit dhe puna për votën e mërgatës.

Në këtë takim, kreu i kësaj partie u shpreh se Pandeli Majko nuk do të jetë drejtuesi politik i Qarkut të Kukësit.
Vendin e ish-kryeministrit si drejtues politik në këtë qark do ta marrë Eduart Shalsi.