Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u nderua me medaljen presidenciale në Izrael.
Kreu i qeverisë e mori këtë nderim nga presidenti Isaac Herzog. Medalja është titulli më i lartë civil që shteti i Izraelit jep për shtetasit e huaj.
Rama, në fjalën e tij, theksoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke nënvizuar se vendi ynë kishte më shumë hebrenj në fund të luftës se në fillim të saj — një rast unik në Evropën e asaj periudhe.
Po ashtu, Rama foli edhe për marrëdhëniet Izrael–Palestinë, duke shtuar se zgjidhja e vetme është ajo me dy shtete që pranojnë njëri-tjetrin.
Sipas Ramës, palestinezët duhet të distancohen nga Hamasi, të cilin e konsideroi si një organizatë naziste dhe jo si një lëvizje rezistence për interesat e Palestinës.