Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Hagës për të takuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim. Gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook, Rama u shpreh se ish-presidenti Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij mbahen peng nga një drejtësi që, sipas tij, “është turp për ata që e sponsorizojnë”.

Rama e cilësoi procesin si një “farsë” dhe shprehu shpresën që në vitin 2026 të vendoset pafajësia për të gjithë të arrestuarit. Ai theksoi se e vetmja “mëkate” e luftëtarëve të UÇK-së është se rebeluan kundër një regjimi satrap dhe morën armët për të mbrojtur të drejtën e pamohueshme.

Duke folur për qëndrimin e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, Rama deklaroi se kërkoi respektimin e marrëveshjes për mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027 dhe theksoi se Shqipëria u prit me respekt maksimal në atë që e quajti “tempulli i Evropës politike”.

Ai vlerësoi gjithashtu vendimin e Bashkimit Europian për zhbllokimin e fondeve për Kosovën dhe lavdëroi presidenten Vjosa Osmani, duke thënë se ajo foli me bindje gjatë samitit dhe se rezultati erdhi si pasojë e një pune të këmbëngulshme dhe koordinimi të mirë, pa dashur të marrë asnjë meritë personale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *