Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për “Porta a Porta” në Itali, theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ndodhë bashkë me atë të Serbisë.
Pjesë nga intervista e Edi Ramës në “Porta a Porta”
Edi Rama: Ne duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur që pasioni luftarak, le të themi, të mos na përfshijë edhe ne në krijimin e mosmarrëveshjeve mes vendeve anëtare të NATO-s dhe pro NATO-s në Ballkan dhe mes Serbisë dhe komuniteteve që i përkasin një bote sllavo-ortodokse, që është e lidhur ngushtë me Rusinë.
Vittoriana Abate: A mund të mendohet një Bashkim Europian që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë?
Edi Rama: Jo, për mendimin tim jo.
Vittoriana Abate: Çfarë skenari mund të imagjinoni në këtë fazë të konfliktit?
Edi Rama: Mundësia më e madhe është që ky është një nga konfliktet e ashtuquajtura të ngrira, por me një dimension mjaft mbresëlënës që mund të marrë peng jo vetëm Rusinë dhe Ukrainën, por të gjithë botën për një periudhë të gjatë kohore. Dhe, nëse rusët kanë qenë gjithmonë luftëtarë mjaft të ashpër, ukrainasit janë të njëjtë. Kështu të thuash që këtu mund të vendoset pa ata, më duket mjaft e vështirë.