Kryeministri, Edi Rama vizitoi Kroacinë dhe gjatë një konference me homologun Adrej Plenkoviç theksoi se SHBA dhe BE duhet t’i japin një mesazh të qartë Serbisë për zinë e mbajtur për terroristët e vrarë në luftimet me Policinë e Kosovës.
“Vrasja e një efektivi të policisë së Republikës së Kosovës nga një grup kriminal i armatosur deri në dhëmbë, i veshur ushtarakisht në territorin e Republikës së Kosovës dhe zija kombëtare e shpallur në Beograd për anëtarët e këtij grupi që u eliminuan nga Forcat e Sigurisë së Kosovës janë të pajustifikueshme, janë të papranueshme dhe janë të dënueshme në të gjitha nivelet.” – deklaroi Rama.
Gjatë kësaj vizite, të dy vendet nënshkruan marrëveshje për njohjen e pensioneve dhe nisma bashkëpunimi në fushën e mjekësisë.