Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit në pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale. Në një postim në rrjetet sociale, ai përgëzoi kandidatët socialistë për rezultatet, duke i cilësuar ato si “pesë fitore” dhe “pesë arsye për të falënderuar qytetarët për besimin e dhënë”.

Rama komentoi edhe përqindjen e ulët të pjesëmarrjes, duke e lidhur atë me “dobësinë e theksuar të opozitës”, “kushtet e motit me shi” dhe “vetë karakterin e zgjedhjeve të pjesshme, që zakonisht nuk nxisin angazhim të lartë”.

“Pesë bashki, pesë fitore dhe pesë arsye për t’u falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, shiut të ditës së djeshme dhe natyrës së këtyre zgjedhjeve, që rrallëherë sjell pjesëmarrje të lartë,” shkruan Rama.

Ai uroi kryetarët e rinj të bashkive: Bruna në Vlorë, e para grua që do të drejtojë këtë bashki; Ervini në Berat, i cili mori mbi 83% të votave; si dhe Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, për të cilët tha se “kanë arritur rezultate të qarta që do të shërbejnë si bazë e fortë për punën e ardhshme në dobi të komuniteteve të tyre”.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *