Kryeministri Edi Rama e cilësoi fushatën elektorale si përballje të socialistëve me vetveten, pasi sipas tij, opozita e sotshme nuk mund të konsiderohet si kundërshtare e mirëfilltë politike.
Duke folur në emisionin “Wake Up”, Rama shprehu bindjen në fitore duke shtuar se shumë pak bashki janë në diskutim.
“Nuk është fushatë konfrontuese, kemi preferuar ta mbajmë komunikuese, nuk janë kundërshtarët në sensin e përplasjes. Kemi shumë pak bashki që janë në diskutim. Nuk do bashkëpunojmë me non grata. Eksperienca ka treguar se edhe pa pasur këtë ngërç kaq të madh të një damkosjeje e cila është shumë serioze, bashkëpunimi ka qenë i vështirë për shkak të kulturës politike të asaj force që s’ka bashkëpunim në AND-në e vet.” – tha Rama.