Kryeministri i vendit, Edi Rama mori një kthesë të beftë në qëndrimin e tij duke kushtëzuar raportet ndërshtetëtore me Serbinë me kërkesën për lirimin e 3 policëve të Kosovës të rrëmbyer pak ditë më parë.
Pas kritikave të shumta që mori lidhur me qëndrimet e tij apatike lidhur me tensionet në Kosovë, tashmë Rama ashpërson tonet duke ushtruar presion për lirimin e 3 policëve që mbahen të burgosur në Serbi.
“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen.” – shkroi Rama në Tuiter.