Kryeministri Edi Rama e cilësoi sërish si të paligjshëm dhe jo të drejtë arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Në komunikimin me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama u shpreh se SPAK-u nuk e fitoi pavarësinë nga politika për të shkelur të drejtat themelore të njeriut, si në rastin e Veliajt.

Gjithashtu, Rama foli edhe si garant i drejtësisë, duke nënvizuar se Sali Berisha nuk do ta ketë mundësinë e shkrirjes së SPAK-ut, pasi nuk do të rikthehet kurrë në pushtet.

Rama përsëriti thirrjen drejtuar mërgatës për regjistrim online deri më 4 mars, kur mbyllet edhe afati për ata që duan të shprehin vullnetin në zgjedhjet e 11 majit.

By Editor