Ylber Ramadani debutoi në mënyrën më të mirë në sfidën e parë si lojtar i Leçes në Serinë A. Skuadra e tij mundi me përmbysje nënkampionët e Lacios, ndërkohë që trajneri i Leçes dhe mediat italiane vlerësuan paraqitjen e mesfushorit të kombëtares shqiptare 27-vjeçari u vlerësua me notën 7.1. 

Lacio kaloi e para në epersi me Imobilen, por Leçe përmbysi gjithçka në fundin e takimit me golat  Almkvist dhe Di Françesko.

Ramadani la Aberdinin në Skoci për t’u bashkuar me Leçen pjesë e së cilës është dhe qendërmbrojtësi i kombëtares, Kastriot Dermaku i cili ishte në pankinë pasi vjen nga një dëmtim i gjatë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *