Ramush Haradinaj, Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka treguar se ka verifikim të lartë sigurie në Pentagon, i njohur si “clearance”, që i lejon hyrje privilegjuese pa kontrollimet standarde të sigurisë.
Në një intervistë për gazetarën Miranda Shala, Haradinaj tha se ka pasur këtë status edhe para se të bëhej kryeministër:
“Unë kam hy në Pentagon edhe pa qenë kryeministër. Kam hy gjithherë me status të privilegjuar që as ata që punojnë aty nuk e kanë. Kurrë Ramush Haradinaj s’ka kaluar kurrëfarë skaneri, me ia lyp një ID. Rrjedh prej kohës së luftës. Ata e quajnë ‘clearance’. Pra, ma kanë dhënë verifikimin më të lartë të sigurisë.”
Ai shtoi se punonjësit e Pentagonit marrin ID të përditshme për të hyrë në objekt, ndërsa ai kalon pa kontroll dhe me përparësi, duke përshkruar përvojën e tij në një mënyrë që thekson privilegjin e këtij statusi.
“Unë kaloj në tephi të kuq, edhe tash vonë që kesh, e isha me dy kolegë që e panë atë realitet. Mua dalin jashtë objektit me më pritë,” tregoi Haradinaj.

