Një turiste franceze dhe një belge ranë në greminë dhe për pasojë humbën jetën në shtegun malor të njohur si “Qafa e Valbonës”.

Shërbimet e Policisë vendore u nisën drejt vendngjarjes, por për nxjerrjen e trupave është nevojitur ndihma e Emergjencave Civile dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Grupi hetimor drejtuar nga përfaqësuesi i Prokurorisë ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e kësaj ngjarje tragjike.

“Qafa e Valbonës” është një nga shtigjet më të frekuentuara malore gjatë sezonit turistik pasi përdoret nga turistët si shtegkalim nga Valbona drejt Thethit.

Ky shteg, krahas bukurive natyrore, në disa pjesë paraqet rrezikshmëri dhe aksidentet me pasoja fatale nuk kanë munguar as në të kaluarën.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *