Pjesë e shkëputur nga një dokument i deklasifikuar i CIA-s për situatën e shqiptarëve të Jugosllavisë.

Data e dokumentit: 1953

30. Në Shqipërinë komuniste, serbofili Koçi Xoxe udhëhiqte marrëdhëniet  e huaja me Jugosllavinë. Megjithatë, servilizmi  i tij dhe i asistentëve të tij në arrestimin dhe torturat e nacionalistëve Kosovarë, tronditi madje dhe vetë Jugosllavët. Ram Bllaca, profesor Selman Riza, udhëheqës i Partisë Irredentiste dhe kryebashkiak i mëparshëm i Pejës; Muharrem Mitrovica, Kapiten Gjon Destanishta si dhe civilë e ushtarakë të tjerë, u arrestuan në Tiranë dhe iu dhanë qeverisë Jugosllave nga e cila shumica gjetën vdekjen dhe të tjerë u dënuan me punë të rëndë. 

31. Dushan Mugosha dhe bashkëpunëtori i tij Miladin Popovic, janë dy burrat në masë të madhe të përgjegjshëm për disfatën e pësuar nga Shqiptarët e Kosovës në përballje me komunistet. Kthimi i Jugosllavëve në Kosovë dhe politikat që ata përfaqësuan krijuan një situatë të nderë. Në 24 Mars të vitit 1945 Haki Taha, një mësues, vrau Popovic-in në Prishtinë. Rrjedhimisht, Taha u arrestua, u qëllua për vdekje si dhe u tërhoq zvarrë nëpër rrugë me një tabelë që ironikisht lexonte “Vdekje tradhëtarëve! Liri Shqiptarëve!”. Komunistët sllavë u hakmorrën për vdekjen e Popovic duke vrarë 1600 anëtarë Kosovarë të brigadave komuniste të stacionuara në Tivar të Malit të Zi. 

38. Ishte I dukshëm fakti se Shqiptarët e Maqedonisë ishin të pushtuar nga e njejta frymë që kishte gjallëruar ata të Kosovës. Organizata kombëtariste e Shkupit kryesohej nga Azem Morava dhe kapiten Hysni Rudi. Askush në Kosovë nuk u dënua në bazë të anëtarësisë në Partinë Monarkiste pasi ata akuzoheshin si anëtarë të organizatës së Xhafer Devës. Në raportet e tij për partinë komuniste, Dushan Mugosha I përshkruante Kosovarët si anëtarë të Ballit Kombëtar. Dushan Mugosha I nxirrte këto konkluzione  nga fakti që në të vërtetë ekzistonin grupe Kosovarësh ndërmjet ndjekësve të Xhafer Devës në Shqipëri që vetëquheshin Ballistë. Në Shqipëri, Xhafer Deva kishte kontakte politike me Mehdi Frashërin, Ali Këlcyrën, Abas Ermenjin dhe Vasil Andonin. Prandaj para vitit 1948 këta katër burra dhe ndjekësit e tyre u konsideruan nga Jugosllavët si të frymëzuar nga të njejtat parime politike si Balli Kombëtar.

By Editor