Një raport i Departamentit Amerikan të Shtetit pretendon se Rusia është e përfshirë drejpërdrejt në sulmin e 24 shtatorit në Bajnskë.
Në raport evidentohen dhe paralajmërimet e presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski dhe të kryeministrit të Kroacisë, Andrej Plenkoviç për synimet e Rusisë në destabilizimin e rajonit të Ballkanit duke provokuar një konflikt të armatosur në Kosovë.
“Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, Ambasada jonë në Prishtinë ka konstatuar rritje të dezinformimit rus dhe ka vlerësuar se ka patur rritje të gjuhës së dhunës dhe të urrejtjes ndëretnike me synimin e polarizimit të situatës në veriun e Kosovës. Sulmi i 24 shtatorit në Bajnskë ishte rrjedhojë e këtij konteksti të nxitur nga interesat e axhendës së Rusisë” – citohet në raport.
Ashtu si DASH-i, dhe Bashkimi Evropian para pak javësh publikoi një raport të Komisionit Evopian ku ndër të tjera nënvizohej përfshirja e Rusisë në nxitjen e përshkallëzimeve në Kosovë me synim nisjen e një lufte të re në Ballkan për të larguar vëmendjen nga lufta në Ukrainë.