Mediat gjermane raportojnë për një raport të përkeqësuar mes Tomas Tuhelit dhe Xhamal Muzialës. Tekniku i Bajernit i ka rezervuar stolin në disa ndeshje talentit gjerman dhe kjo ka sjellë pakënaqësi tek ky i fundit. 

Lotar Mateus e kritikoi Tuhelin për mosaktivizimin e Muzialës duke e konsideruar talentin më të madh të futbollit gjerman. 

Kjo situatë ka sjellë dhe ngrirjen e negociatave mes klubit dhe Muzialës për rinovimin e kontratës.

Nga këto zhvillime kërkon të përfitojë Pep Guardiola i cili është admirues i cilësive të Muzialës. Mediat gjermane raportojnë se tekniku spanjoll u ka kërkuar drejtuesve të Mançester Sitit të mos kursehen për të sjellë në Angli talentin gjerman. 

Në rast të arritjes së një marrëveshje, Siti duhet të paguajë klauzolën e largimit  të Muzialës që është 110 milionë euro.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *