I këtij mendimi është ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart.

Sipas tij, Barcelona tregoi pjekuri me afrimin e Markus Rashford para Niko Uilliams.

Ky i fundit zgjodhi qëndrimin te Atletiko Bilbao, ndërsa sulmuesi anglez erdhi me huazim njëvjeçar nga Mançester Junajtid, me opsion blerjeje.

“Së pari, për mua Markus Rashford është më i mirë se Niko. Prej këtu e tutje, nuk më intereson çfarë mund të thotë Inaki,” – u shpreh ish-drejtuesi i Barcelonës, duke iu kundërpërgjigjur vëllait të Uilliams, i cili foli për mungesë transparence nga Barcelona rreth negociatave për blerjen e Nikos.

“Lojtari na ka përdorur në një mënyrë të mirë, ka përfituar një kontratë të mirë dhe jam i lumtur për të. Nuk e kuptoj zemërimin e Atletik Bilbaos.

Kam nënshkruar me shumë lojtarë nga Bilbao, si Zubizarreta, dhe gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira me presidentin e tyre. Kjo është e kaluar.

Duhet të fokusohemi te sezoni dhe të kemi besim te skuadra dhe te trajneri i jashtëzakonshëm që kemi,” – ka shtuar Gaspart.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *