Kolegji turk “Mehmmet Akif” u mbyll 22 shtatorin e këtij viti pas vendimit të qeverisë shqiptare me arsyetimin e mosplotësimit të disa kritereve të funksionimit për një institucion arsimor. Vendimi krijoi mjaft debate dhe dyshime nëse vendimi ishte i bazuar ligjërisht apo vinte si rrjedhojë e presionit ndaj qeverisë shqiptare nga ana e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili kërkonte mbylljen e këtij kolegji të drejtuar sipas tij nga përkrahës të klerikut dhe rivalit të tij në ekzil, Fetullah Gylen.

Reagimeve ndaj këtij vendimi të qeverisë shqiptare i është shtuar dhe ai i Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës. Në dekleratën e këtij institucioni theksohet se Shqipëria u vendos nën presionin e shtetit turk për mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif”, akt ky i papranueshëm për një shtet sovran dhe kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “Ne jemi të shqetësuar që Shqipëria, si vend kandidat për në BE nuk respekton shtetin e së drejtës duke u vendosur politikisht nën presionin e jashtëm të një shteti tjetër. Asambleja Parlamentare do ta ndjekë këtë rast dhe i bën thirrje Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.” – theksohet në dekleratën e Asamblesë.

Reagimi nga Këshilli i Evropës vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri, Edi Rama mbajti një fjalim para Asamblesë së këtij institucioni duke kërkuar shfuqizimin e rezolutës mbi raportit e Dik Martit për krime të supozuara të ish drejtuesve të Ushtirisë Çlirimtare të Kosovëss të cilët po gjykohen në tribunalin e Hagës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *