Departamenti Amerikan i Shtetit kërkoi nga Serbia të lirojë menjëherë dhe pa kushte 3 policët e rrëmbyer në Kosovë të cilët po mbahen nën masën e arrestit.
Zëdhënësi, Metju Milner theksoi se ky hap duhet t’i paraprijë uljes së tensioneve mes palëve.
“Pritshmëritë tona për të dyja palët, janë që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin planin me tre pika që është përshkruar nga BE pa vonesë.” – ka thënë Milner.