Sonte Reali i Madridit pret Mançester Sitin në shtëpi në aktin e parë të klasikes që premton shumë emocione dhe garë të fortë sportive. 

Djemtë e Karlo Ançelotit kërkojnë të rimarrin nderin e humbur të sezonit të shkuar ku të besuarit e Pep Guardiolës i eleminuan duke u dhënë një leksion futbolli në përballjen e dytë në Angli në shifrat 4-0 teksa sfida e parë u mbyll në barazim 1-1. 

Trajneri italian i 14 herë kampionëve të Evropës           shprehu besim se djemtë e tij do të japin gjithçka për kalimin në gjysmëfinale dhe se përballjet e sivjetshme do të jenë një tjetër histori nga ato të sezonit të kaluar. 

I qetë dhe besimplotë u shfaq dhe Pep Guardiola. Tekniku i kampionëve në fuqi të Evropës deklaroi se skuadra e tij hyn në fushë me stofin e kampionit dhe se nuk i trembet asnjë rivali. 

Ky është sezoni i katërt radhazi që këto dy skuadra përballen në fazën me eliminim direkt, ku në dy raste Reali arriti kualifikimin, ndërkohë që sezonin e shhkuar ishte Mançester Siti që kaloi madrilenët duke ngritur dhe trofeun. 

Pep Guardiola kërkon trofeun e katërt në Champions pas dy titujve të fituar me Barcelonën dhe një me Sitin ndërsa Karlo Ançeloti kërkon titullin e pestë pas dy trofeve të fituar me Milanin dhe dy me Realin e Madridit. 

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *