Reali i Madridit e nis sonte sezonin e ri me ndeshjen në shtëpi kundër Osasunës. Ka pritshmëri të larta për madrilenët, tashmë nën drejtimin e Ksabi Alonsos që nga fillimi i qershorit.

Tekniku bask pritet të zbatojë një filozofi të re loje, ndërsa Arda Gyleri do të marrë përgjegjësi të mëdha në fushë. Alonso e vlerëson shumë talentin e mesfushorit turk dhe pritet që ai, së bashku me Valverden dhe Çuamenin, të formojnë treshen titullare të mesfushës, me Gylerin më të avancuar pas dy sulmuesve.

Alonso ka pasur rreth një muaj e gjysmë kohë për t’u njohur me problematikat e skuadrës dhe për të ndërtuar organikën për sezonin e ri.

Arnold, Hajsen dhe Karresa janë risitë në repartin e mbrojtjes. Në sulm pritet të aktivizohet dyshja Mbape–Vinicius, ndërsa për një fanellë titullari lufton edhe Brahim Diazi.

E ardhmja e Rodrigos mbetet e paqartë, pasi përflitet prej kohësh një largim i mundshëm i tij.

Reali i Madridit synon ta nisë me fitore sezonin, njësoj si rivalët historikë të Barcelonës, të cilët mposhtën Majorkën 0–3 në javën e parë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *