Mediat në Spanjë raportojnë se Reali i Madridit është në fazën e përmbylljes së marrëveshjes për blerjen e Angelo Stiller.

Mesfushori qendror i Shtutgartit pritet të zbarkojë në Madrid brenda pak ditësh, ndërsa klubi gjerman do të arkëtojë 60 milionë euro nga shitja e tij.

Ksabi Alonso e ka kërkuar me ngulm mesfushorin gjerman, duke e vlerësuar për cilësitë e tij teknike dhe vizionin e lojës në një pozicion ku Reali ka pasur boshllëqe pas largimit të Toni Kros dhe, tashmë, edhe të Luka Modriç.

By Editor