Reali i Madridit ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkaton e verës.

Ylli i ri i futbollit argjentinas, Mastantoano, është zyrtarisht lojtari më i ri i “Los Blancos”.

Mastantoano, i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në sezonet e fundit me River Plate, ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare me gjigantin madrilen.

Reali do të paguajë 63 milionë euro për mesfushorin argjentinas.

Presidenti i klubit, Florentino Pérez, u shpreh entuziast pas prezantimit të lojtarit:

“Mastantoano është një talent i jashtëzakonshëm dhe një lojtar që pasqyron vlerat e Real Madridit. Jemi të bindur se ai do të jetë pjesë kyçe e sukseseve tona të ardhshme.”

Prezantimi zyrtar i Mastantoanos u bë në “Santiago Bernabéu”, përpara mijëra tifozëve entuziastë që e mirëpritën me brohoritje dhe pankarta. Lojtari u shpreh mirënjohës për besimin që i është dhënë dhe premtoi se do të japë maksimumin për klubin e ri.

“Është një ëndërr që bëhet realitet. Të veshësh fanellën e Real Madridit është nder dhe përgjegjësi. Do të jap gjithçka për këtë klub dhe për tifozët,” – u shpreh Mastantoano gjatë konferencës për shtyp.

By Editor