Real Madrid fitoi Superkupën e Europës, duke mundur Atalantën me rezultatin 2-0.

Ndeshja u vendos nga dy gola të shënuar në pjesën e dytë. Federiko Valverde realizoi golin e parë në minutën e 59-të, ndërsa Kilian Mbape dyfishoi rezultatin në minutën e 68-të, duke shënuar kështu golin e parë si lojtar i Realit të Madridit.

Kjo është kupa e gjashtë e fituar nga klubi madrilen, i cili ka arritur ta fitojë këtë trofe në 2002, 2014, 2016, 2017, 2022 dhe 2024

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *