GETAFE, SPAIN - OCTOBER 8: Coach Carlo Ancelotti of Real Madrid during the La Liga Santander match between Getafe v Real Madrid at the Coliseum Alfonso Perez on October 8, 2022 in Getafe Spain (Photo by David S. Bustamante/Soccrates/Getty Images)

Kampionët në fuqi të Evropës synojnë të përmbysin humbjen 3-0 nga përballja e parë në Londër ndaj Arsenalit.

Reali i Madridit, në sezonet e fundit, ka treguar se di të rikthejë ndeshje të pamundura, dhe kjo pritshmëri po motivon të besuarit e Carlo Ancelottit.

Vetëbesimi dhe motivimi i lartë janë të pranishëm edhe në radhët e Arsenalit. Fitorja 3-0 në shtëpi u ka dhënë një dozë të fortë morali djemve të Mikel Artetës, të cilët duket se nuk do të vuajnë për t’u mbrojtur në “Bernabeu”. Mikel Arteta beson se të besuarit e tij do të luajnë si të barabartë edhe në një nga stadiumet më të vështira në Evropë.

“Nga ana jonë, jemi përsëri gati për të fituar dhe për t’i mposhtur ata. Kjo është mendësia që dua,” – deklaroi Arteta. Pra, besim total te ata që do të jenë në fushë dhe që i kanë garantuar Arsenalit praninë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pa harruar edhe ecurinë në kampionat, ku për një kohë të gjatë luftuan për kreun.

“Nuk i kam caktuar ende titullarët e prapavijës, por pjesa tjetër do të jetë skuadra me të cilën kemi përballuar çerekun e fundit të sezonit. Me të gjitha uljet dhe ngritjet dhe gjërat me të cilat duhet të përballemi, vazhdojmë ta bëjmë këtë marshim, sepse grupi është superforca jonë,” – shtoi Arteta.

By Editor