Reali i Madridit arriti të mposhtë Barcelonën në shifrat 3-1 duke rikonfirmuar se diferencat mes kampionëve në fuqi dhe katalanasve mbeten ende të mëdha. Të besuarit e Karlo Ançelotit kaluan shumë shpejt në avantazh me anë të Benzema. Madrilenët dyfishuan para fundit të pjesës së parë me anë të uruguajanit Valverde i cili me një goditje të saktë nga jashtë zonës mposhti portierin Ter Shtegen.
Pjesa e dytë ofroi sërish një Real dominues përballë një Barcelone të zbehtë e pa ide. Megjithatë, shtatë minuta para fundit të besuarit e Ksavit shkurtojnë diferencën me golin e Ferran Torres pas asistimit të Ansu Fati. Në minutat e mbetura Barcelona hidhet e gjitha në sulm në kërkim të barazimit duke lënë hapësira në prapavijë dhe pikërisht në kohën shtesë madrilenët zbresin në kundërsulm ku braziliani Rodrigo pengohet në zonë nga Garsia dhe fiton penallti. Nga pika e bardhë godet vetë Rodrigo që mbyll llogaritë e sfidës në shifrat 3-1. Kjo fitore mban Realin në vendin e parë me 25 pikë tre më shumë se Barcelona e vendit të dytë.