Grupi rebel jemenas Huthi lëshoi një raketë në drejtim të një luftëanije amerikane e cila ndodhet në Detin e Kuq.
Aeroplanët luftarakë amerikanë e lokalizuan në kohë raketën dhe e shkatërruan para se ajo të godiste anijen luftarake.
Raketa e lëshuar nga Huthi të dielën u nis drejt luftanijes USS Laboon, që operon në jug të Detit të Kuq – tha përmes një deklarate Qendra Komanduese e Ushtrisë amerikane.
Sulmi u mor përsipër nga grupimi rebel jemenas si hakmarrje për përkrahjen që amerikanët po i japin izraelit në luftën në Gaza.
Huthi ka marrë kontrollin e kryeqytetit jemenas që në vitin 2014, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje amerikane pas këtij sulmi.