Media shtetërore në Rusi njoftoi se Bashar Al Assad ka mbërritur në Moskë bashkë me familjen ku i është dhënë azil politik. 

Ish-presidenti i Sirisë u largua pas luftimeve mes forcave qeveritare dhe atyre opozitare në Alepo dhe më pas në Damask.

Krerët e forcave opozitare që morën nën kontroll Damaskun u shprehën se kjo ishte një fitore e madhe për kombin sirian dhe se regjimi gjakatar që sundonte vendin prej 53-vjetësh mori fund. 

Familja Assad e mori drejtimin e Sirisë në vitin 1974 me Hafez Al-Assad i cili sundoi deri në vitin 2000 kur ndërroi jetë dhe drejtimin e vendit e mori i biri, Bashar-Al-Assad i cili akuzoeht për vrasjen e mbi 500 mijë sirianëve gjatë qëndrimit në pushtet.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *