Fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac ka ndezur entuziazmin e shqiptarëve kudo në botë, por sidomos në Kosovë, ku dashuria për sulmuesin Rei Manaj ka marrë një formë tjetër.

Në komunën e Rahovecit, ku sot po mbahen zgjedhjet lokale, një votues ka vendosur të mos zgjedhë asnjë nga kandidatët politikë, por në vend të tyre ka shkruar në fletën e votimit emrin “Rei Manaj”.

Fotoja e fletës së votimit është bërë virale në rrjetet sociale, duke u komentuar me humor nga mijëra tifozë shqiptarë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *