#image_title

Mesfushori holandez do të jetë zyrtarisht pjesë e Mançester Sitit.

Vetë Rejnders tha pas ndeshjes Finlandë–Holandë se do të udhëtonte drejt Anglisë për të kryer kontrollet mjekësore dhe për t’u njohur me shokët e rinj të ekipit.

Nga shitja e tij, Milani do të arkëtojë 70 milionë euro, ndërsa mesfushori ishte blerë dy vite më parë nga AZ Alkmari në Holandë për 20 milionë euro.

Pothuajse i sigurt është edhe largimi i portierit Mark Menjo.

Mediat në Itali raportojnë se gardiani i ka shprehur trajnerit Masimiliano Alegrit dëshirën për t’u larguar drejt Anglisë, ku Çelsi e pret për nënshkrim, me 30 milionë euro gati për kartonin e tij.

Nga këto shitje, Milani do të arkëtojë 100 milionë euro, ndërsa Igli Tare pritet të nisë rindërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

By Editor