Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkëmbyen replika në Forumin Strategjik të “Bled” në Slloveni.
Brnabiç e cilësoi Kosovën si vendin e saj duke theksuar se nuk do të ketë njohje nga vendet mosnjohëse të BE-së.
Kurti replikoi duke u shprehur se normalizimi i raporteve mbetet i vështirë për sa kohë që Beogradi nuk është distancuar as nga Millosheviçi dhe as nga Putini.
“Përkrahja për Bashkimin Evropian në Kosovë është 94 për qind, në Serbi është rreth 45 për qind. Ne i kemi vënë sanksionet kundër federatës ruse, Serbia jo, as që e mendon këtë. Nuk e distancon veten as nga Millosheviqi as nga Putini, prandaj nuk është e thjeshtë për ne.
Unë dua t’i normalizoj marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë nëse fqinji im do të ishte Republika Çeke. Por, normalizimi i raporteve me Serbinë është shumë më i vështirë.”- tha Kurti i cili u duartrokit nga të pranishmit.