Një reklamë nga fushata e Ron DeSantis që kritikon qëndrimet e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp lidhur me të drejtat e komunitetit LGBT ka ngjallur debate në radhët e republikanëve.
Grupi konservator i avokimit të LGBT-së, “Log Cabin Republicans” e konsideroi mesazhin si përçarës dhe të dëshpëruar në një postim në Tuiter, duke argumentuar se fushata po largonte votuesit e lëkundur dhe po kërkon terren në radhët e votuesve homofobikë.
Kritika ndaj mesazhit pati dhe Riçard Grenell, i njohur si homoseksual. Ish-emisari i Donald Trampit e konsideroi të papranueshme gjuhën e përdorur dhe mesazhin e përcjellë. Sipas tij, homofobia ishte e qartë.