Nga Ilir Seci
Në vitin 1919 nësa ishte në shkollë në Shkoder, të riun Rexhep Krasniqja nga Malsia e Gjakoves e thrrasin me luejte futboll me ekipin “Vllaznia” e Shkodres…I riu Rexhep Krasniqja i lindun në Gjakove pat mbetë jetim në moshen 8 vjeç dhe e kish adaptue Baram Curri, që e rriti në shpinë e Bacës në Margegaj të Malsise së Gjakoves. Ne Koçanaj ma sakte, katundi nga kishin origjinen te dy, si Baca Baram ashtu edhe Rexhepi, te dy të njatës vllazni, të Vukaj e të ramun prej Curraje në Koçanaj.
Kur e thrrasin Rexhep Krasniqen me luejte me Vllaznine i riu i drejtohet Baces me marre mendim se çka me ba…
-“Bacë me kane thirre me luejte topkambe me Vllaznine…s’di çka me ba?”
-“Bacë mos i lansh mesimet mbas dore shko e luej…Vetem se per me luejte topkambe nuk asht kollaj se duhet me kane i shpërdhitë,(shkathet) dhe me ngahë,(vrapue), fort…” – ia ktheu Baca…
-“Bacë sa mire po e dijshe ti?”
-“Baca ka pa lojë topkambe në stadium në Stamboll kur me pat ftue Ali Samia, djali i Sami Frashnit me pa ekipin e tij “Gallatasaraj” e po ashtu Baca ka pa loje topkambe edhe në Vjene…”
Pjesmarrja e Rexhep Krasniqes me ekipin e Vllaznise e ban atë tropojanin e parë futbollist që ka luejte me ekip… Mbas shkollimit ne Shkoder, me mbeshtetjen e Bacës Baram, Rexhep Krasniqja shkoi me u shkollue ma tutje ne Vjene ku kreu edhe studimet e nalta dhe po ashtu vazhdoi me luejtë futboll edhe ne Vjenë me ekipin e kolegjit ku studioi.
Rexhep Krasniqi, kur kreu studimet në Vjenë, muer titullin akademik “Doktor në Filozofi” dhe si temë të doktoraturës kishte :
-“Kongresi i Berlinit dhe Shqipëria Verilindore”
Udhëheqës të temës së Doktoraturës pat Dr. Karl Potsch, Drejtor i Institutit Ballkanik, ekspert për Historinë e Ballkanit, në veçanti në Sllavistikë dhe Albanologji. Kjo arritje e ban Dr.Rexhep Krasniqen te parin tropojan që ka marre titullin “Doktor Shkencash”…