Akademiku Rexhep Qosja e ka cilësuar sistemin gjyqësor të Kosovës si rrezik ekzistencial për këtë shtet.
Qosja shkroi në Facebook se ky sistem duhet shkatërruar, pasi mënyra e funksionimit të tij i ngjan atij të një karteli.
Për akademikun, në Kosovë sundon diktatura e gjyqësorit.

“Nëse nuk i shkarkoni dhe nuk i dënoni prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, NUK mund ta SHPËTONI Kosovën.
Ata e kanë formuar një kartel (një DIKTATURË GJYQËSORE) dhe po mbrojnë korrupsionin sistemik që i solli në postet e tyre,” – shkroi Qosja.