Gjatë 4 viteve pas rezultateve të programit PISA 2018, aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në Shqipëri për lëndën e matematikës, leximit dhe shkencës janë përkeqësuar, sipas rezultateve të “PISA 2022” të vendeve të OECD.

Nga rezultatet e Programit të Vlerësimit Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” Shqipëria është renditur në vendin e 62, ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testim. Në rezultatet e testimit për programin PISA 2018, Shqipëria u pozicionua në vendin e 61.

Nga ndarja e vlerësimeve për perfomancën e nxënëseve në 3 fasha (fasha e parë përfshinte shtetet me perfomancë më të lartë se mesatarja e vendeve të OECD, fasha e dytë në vendet me mesatare të njëjtë me OECD, fasha e tretë me perfomancë nën mesataren e OECD) Shqipëria u rendit në fashën e tretë, ku u kategorizuan vendet me performancë të ulët nën mesataren e OECD.

Në matematikë, Shqipëria mori vlerësimin prej 368 pikë nga 472 pikët e mundshme në matematikë. Nga vlerësimi i ecurisë së nxënëseve në matematikë krahasuar me programin PISA 2018 Shqipëria ka një rënie prej 69 pikësh më e lartë ndër 80 shtetet e testuara.

Për aftësitë e nxënësve 15 vjeçare në lexim Shqipëria u vlerësua me 358 pikë nga 476 pikë që është mesatarja e pikëve të mundshme. Edhe në lexim krahasuar me rezultatet e 2018-s rënia është 47 pikë.

Për aftësitë e nxënësve në shkencë  Shqipëria është vlerësuar me 376 pikë nga 485 pikë e mundshmet. Vlerësimi për aftësitë e nxënësve në shkencë rënia është 41 pikë krahasuar me rezultatet e PISA 2018.

Krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria pozicionohet më poshtë, Serbia pozicionohet në vendin e 38-të, me përkeqësim 8 pikë të perfomancës së nxënësve në matematikë, përmirësim 1 pikë në lexim dhe 8 pikë në shkencë. Mali i Zi renditet në vendin e 50-të me përkeqësim 24 pikë në matematikë, në lexim 16 pikë  dhe 12 pikë në shkencë.

Maqedonia e Veriut pozicionohet në vendin e 56-të me përkeqësim 6 pikë për aftësitë e nxënësve në matematikë, 34 pikë përkeqësim në lexim dhe 36 pikë përkeqësim në shkencë. Kosova pozicionohet në vendin e fundit me përkeqësim përkatësisht 11 pikë në matematikë dhe lexim dhe 8 pikë në shkencë.

Ndërsa në pozicionimin botëror vendin e parë në Europë vijon ta mbajë Estonia. Në renditje vendin e parë e mban Singapori, më pas Kina, Hong-Kong dhe Japonia.

PISA është një studim ndërkombëtar që u fillua nga OECD në 1997, u administrua për herë të parë në vitin 2000 dhe tani mbulon mbi 80 vende. Studimi kryhet çdo 3 vjet dhe siguron të dhëna krahasuese mbi performancën e 15-vjeçarëve në lexim, matematikë dhe shkencë.

Rezultatet PISA 2022 do të publikohen në pesë vëllime (2 prej vëllimeve janë bërë publike, ndërsa 3 të tjerët pritet të publikohen në vijim).

Vëllimi I përfshin rezultatet për gjendjen e të mësuarit dhe barazia në arsim. Vëllimi shqyrton performancën e vendeve dhe ekonomive në matematikë, lexim dhe shkencë dhe si ka ndryshuar performanca me kalimin e kohës. Përveç kësaj, kapitali në arsimi analizohet nga këndvështrimi i përfshirjes dhe drejtësisë, duke u fokusuar në gjininë e studentëve, statusin socio-ekonomik dhe prejardhjen e emigrantëve.

Vëllimi II shqyrton të mësuarit dhe karakteristikat e nivelit të sistemit, dhe analizon se si këto lidhen me rezultatet e nxënësve, si p.sh performancën, barazinë dhe mirëqenien e studentëve. Vëllimi gjithashtu paraqet të dhëna se si është organizuar mësimi kur shkollat ​​u mbyllën për shkak të COVID-19.

Burimi: Monitor.al

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *