Rifat Jashari u prit me nderime dhe duartrokitje nga të gjithë deputetët e parlamentit të Kosovës në seancën solemne në përkujtim të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Vëllai i Adem dhe Hamëz Jasharit – simbole të rezistencës ndaj Serbisë – mori fjalën para deputetëve të kuvendit të Kosovës prej nga kërkoi unitet dhe bashkim në këto kohë sfidash jo të lehta për vendin. Jashari kërkoi që proceset e rëndësishme të përmbyllen dhe kjo të shënojë një ndarje të përhershme me Serbinë.
“Sot jemi bashku në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, i përshëndes edhe ambasadorët. Duke i falënderuar SHBA-të, shtetet e mike tona, e ju ushtarët tanë. Falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, veteranët, invalidët, familjarët e personave të zhdukur, lavdi e nder për të gjithë ata që ranë.”- theksoi ai.